English

Mun: I brengosur për mundësinë e tensioneve në Veri

Tiranë, 7 prill, NOA - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje qeverisë kosovare, që të zbatojë në mënyrë të kujdesshme strategjinë e re për këtë pjesë të territorit të vendit të banuar me shumicë serbe.

"Jam i brengosur për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës nëse pushteti në Prishtinë nuk e zbaton strategjinë e tij në mënyrë transparente dhe përmes dialogut me bashkësitë lokale dhe palët e tjera relevante", thuhet në raportin e Ban Ki Munit për Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ban po ashtu ka theksuar se UNMIK-u nuk ka qenë i përfshirë në strategjinë për veriun e Kosovës, ndërsa situatën në Kosovë e ka përshkruar si relativisht të qetë, por të brishtë.

n.e/NOA

KOMENTE