Tiranë, 7 Prill NOA - Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit bënë të mundur ndalimin e shtetasit Elvis Uk Murataj.
Djali në fjalë është 29 vjeç, banues në Fushë Mëzez dhe dyshohet të jetë autori i plagosjes së shtetasit tjetër Ediland Ndreu.
Elvisi ishte shpallur një person në kërkim prej kohësh dhe vetëm ditën e djeshme u bë e mundur kapja e tij me akuzën e "Plagosjes së lehtë me dashje" si dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".
Ngjarja për të cilën akuzohet personi në fjalë ka ndodhur më 20 janar të këtij viti ku pranë një hoteli në mbikalimin e Kamzës, ai ka plagosur me armë zjarri Ndreun dhe për këtë arsye Prokuroria po vazhdon me hetimet e saj të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
r.b/NOA