English

Nishani: Hetim mbi pretendimet e qytetarit që tentoi vetëvrasjen

Më shumë foto te Galeria

LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO

Tiranë, 7 Prill NOA Update - Në lidhje me ngjarjen e sotme ndodhur para Ministrisë së Drejtësisë ku qytetari Ferik Haxhiaj kërcënoi se do të vetëvritej, persona nga administrata e Ministrisë së Drejtësisë morën kontakt me qytetarin, i cili pretendonte se ishte përjashtuar nga e drejta e parablerjes së një objekti të privatizuar në vitin 1993.

Sipas deklarimeve të Haxhiajt në vitin 2002 ai i ishte drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit.

Pas kësaj z. Haxhiaj nuk e kishte apeluar dhe ankimuar më tej vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në këtë rrethana administrata e ministrisë së Drejtësisë i kërkoi z. Ferik Haxhiaj t'i adresonte asaj një ankesë me shkrim si dhe të depozitonte zyrtarisht të gjitha dokumentet që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ, kjo për sa i takon kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin:

Tentativa për vetëflijim me 3 fëmijët, shpjegimet e 40-vjeçarit

Policia flet mbi tentativën e Haxhiut për t'u hedhur bashkë me 3 fëmijët

KOMENTE