"Universiteti Epoka" në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Malit të Zi në Tiranë, organizojnë ditën e mërkurë, më 7 prill, Konferencën me temë "Dialogu ndërfetar dhe Toleranca fetare: Shembujt pozitivë të Malit të Zi dhe Shqipërisë".
Duke marrë në konsideratë faktin se dialogu ndërfetar dhe toleranca janë themelet e një shoqërie të shëndetshme dhe civile, specialistë të këtij lëmi do të ligjërojnë mbi shembujt pozitive të Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe do të diskutojnë sfidat e së ardhmes.
Në Konferencë, na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Tiranë, Zeljko Perović, Filozofi dhe Historiani malazez Prof. Dr. Å erbo Rastoder, lektori i Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale Prof. As. Dr. Gjergj Sinani, i vetmi studiues i dialogut ndërfetar në vend Genti Kruja, si dhe të ftuar të tjerë.
Gazetarët ftohen të marrin pjesë në aktivitet ditën e mërkurë, më 7 prill, ora 17.00 në Sallën e Konferencave pranë Universitetit Epoka në adresën "Rruga e Durrësit, Sheshi Rilindja, Tiranë".