Tiranë, 7 prill, NOA /Milena Selimi - Regjisorja iraniane, Shirin Neshat, po mendon të realizojë një film mbi romanin "Pallati i Ëndrrave" të Ismail Kadaresë.
Për ata që nuk e dinë, Shirin Neshat, regjisorja e famshme iraniane, e cila një vit më parë fitoi "Luanin e argjendtë" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me filmin "Uomen uithout men", është një emrat më të mëdha të regjizurës sot në botë.
Ajo që ka hedhur vëmendjen e shtypit për këtë është se vetë ajo ka thënë në një intervistë të fundit se "Më ka ngjallur një interes të veçantë një tjetër roman i shkruar nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, titulluar "Pallati i Ëndrrave".
Filmi mendohet se do të realizohet në gjuhën angleze dhe xhirimet do të kryhen më së shumti në Evropën Lindore.
"Kuptohet se edhe sepse ky roman sureal nuk lidhet drejtpërdrejt me Iranin, është një alegori që lidhet me Iranin, sa i përket mënyrës se si ‘partia në pushtet', ‘shteti' përpiqet të kontrollojë imagjinatën e njerëzve, madje edhe ëndrrat e tyre", ka rrëfyer regjisorja, e cila ka nisur punën për realizimin e këtij filmi.
Shirin Neshat lindi në Iran në vitin 1937, largohet nga vendlindja për të studiuar art në Los Anxheles e më tej në San Fraçisko, ku studion në një kolegj dominikan.
Në Iran rikthehet në vitin 1990, ku fillon të merret seriozisht me artin. Ajo nisi një seri punësh, të titulluar "Uomen of Allah" ("Gratë e Allahut"), të cilat u referoheshin kodeve sociale, kulturore dhe fetare në vendin e saj, sidomos në raportin mes femrave dhe meshkujve.
Më tej, ajo vijoi me realizimin e filmave me metrazh të shkurtër, gjithnjë mbi tema sociale. Punët e saj pësuan vërtet njohje ndërkombëtare në vitin 1999, kur ajo fiton një çmim në edicionin e 53-të të Bienales së Venecias. Ndonëse jeton në Nju Jork, puna e regjisores fokusohet në vendin e saj të lindjes.
Në punët e saj të para ndihet kultura, e kaluara, dhimbja e largimit, në një kohë që mban një pozicion asnjanës kundrejt Islamit.
Është treguar shumë trime sepse kur regjimi islamik në Iran filloi të bëhet shtypës, veprat e saj morën karakter më të hapur politik dhe më kritik.
m.s/n.e/NOA