Tiranë, 7 prill, NOA Update - Në kampionatin e peshëngritjes që po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka arritur të shpallet nënkampione e Evropës.
Kjo pasi ajo ka arritur të ngrejë në dygarësh një peshë të rëndë prej 207 kilogramësh duke fituar edhe tre medalje.
Një gjë e tillë e ka entuziazmuar së tepërmi ekipin shqiptar, i pranishëm në kampionatin e peshëngritjes, i cili ka nisur në kryeqytetin e Bjellorusisë dhe po zhvillohet gjatë datave 2-13 prill.
Sporti i peshëngritjes cilësohet në Shqipëri si një ndër sportet që njeh më shumë arritje se të tjerët, referuar kjo medaljeve dhe vlerësimeve që ka arritur të marrë në arenën ndërkombëtare.
n.e/NOA