Bishkek, 7 prill, NOA - Nga trazirat e përgjakshme në Kirgistan, sipas të dhënave të opozitës janë vrarë mbi 100 persona.
Këtë fakt e pohoi kryetari i opozitës, Omurbek Tekebajev, i cili gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të zaptuar nga opozita, kërkoi dorëheqjen e qeverisë së presidentit Kurmanbek Bakijev.
Opozita ka bërë thirrje në mbarë vendin për protesta kundër Bakijevit, i cili akuzohet për korrupsion, keqpërdorim pushteti dhe shtypje të lirisë së mendimit.
Protestuesit në kryeqytetin Bishkek, tashmë kanë depërtuar në Parlamentin e Kirgizisë, ndërsa nga Zyra e prokurorisë është parë flaka. Asnjë stacion televiziv nuk transmeton program, pasi protestuesit e zemëruar kanë depërtuar në selinë e ndërtesës së televizionit shtetëror.
n.e/NOA