Korçë, 7 prill, NOA - Pas një sherri në familje për shkak të një lidhje dashurie që kishte, një vajzë 19-vjeçare ka tentuar të vrasë veten duke u vetëhelmuar me disa medikamente.
Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, vajza me inicialet P.P. ka shkuar e vetëhelmuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, po pas ndërhyrjes së mjekëve, tani për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore proceduriale, materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes, të mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99-22 i Kodit Penal.
n.e/NOA