English

Tentativa për vetëflijim me 3 fëmijët, shpjegimet e 40-vjeçarit

Tiranë, 7 Prill NOA Update - Ka përfunduar pa dëme ngjarja e mesditës së sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku 40-vjeçari Ferit Haxhiaj nga Durrësi së bashku me tre fëmijët e tij të vegjël në mënyrë demonstrative tentoi të hidhej nga një pallat në shenjë pakënaqësie për një konflikt prone.

Haxhia ishte ndalur në tarracën e një pallati afër dikasterit të Bujar Nishanit dhe kërcënoi publikisht se do të hidhej së bashku me tre fëmijët për të protestuar mbi një pronë që tha se kishte rreth 20 vjet që priste t'i rikthehej dhe nuk po e merrte dot.

Për këtë, Haxhia mbante në duar edhe një letër ku kishte shkruar se prej kohësh po rraskapitej duke u sorollatur nga instancat e shtetit për të marrë pronën e tij dhe kërkonte nga ministri i Drejtësisë Bujar Nishani që të ndërhynte për të zgjidhur këtë situatë.

Policia tha se arriti të shmangë një tragjedi të mundshme dhe 40-vjeçari së bashku me fëmijët u ulën nga pallati dhe më tej u shoqëruan në polici.

e.r/NOA

KOMENTE