Prishtinë, 7 prill, NOA - Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, pritet që të mbërrijë në Kosovë ditën e sotme, në kuadrin e një turi që po ndërmerr në vendet e Ballkanit.
E ndërsa lajmëroi vizitën e tij në këtë rajon, gjatë nje deklarate paraprake që do të kryente, ai e vlerësoi pavarësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.
Bëhet me dijeni se Steinberg shoqërohet gjatë turneut të tij ballkanik nga ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, pasi ky vend ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian.
Ky delegacion bëhet me dijeni se dje qëndroi në Bosnjë, nga ku deklaroi se situata në këtë vend paraqitet shqetësuese dhe se zgjedhjet e tetorit përfaqësojnë një mundësi për të ndryshuar rrugën e zhvillimeve.
n.e/NOA