English

Vetëvendosja, pjesëmarrëse në zgjedhje?!

Prishtinë, 7 prill, NOA - Lëvizja "Vetëvendosje" është duke shqyrtuar mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, por jo si parti politike.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti, sipas të cilit ajo nuk do të shndërrohet në parti politike, por po sheh të gjitha mundësitë ekzistuese që të marrë pjesë në zgjedhje.

Ky lajm në fakt ka kohë që qarkullon në mediat kosovare, duke e lënë të hapur këtë çështje.

Ndërkaq, Kurti ka theksuar se qeverisja aktuale në Kosovë nuk është në shërbim të qytetarit, pasi që në aspektin ekonomik, shteti i Kosovës nuk është në funksion të prodhueseve vendor por të tregtarëve të huaj.

n.e/NOA

KOMENTE