Filipine, 8 Prill NOA - Ishte folur dhe më parë për të ku ishte bërë e ditur vendndodhje e cila ishte në malet Sierra Madre, në Filipine por, ekzistenca e saj ende nuk ishte zyrtarizuar.
Tashmë gjithçka është bërë e ditur nga "Royal Society" dhe bëhet fjalë për një hardhucë gjigante e cila është e gjatë rreth 2 metër dhe ka një të veçantë pasi zotëron dy organe gjenitale mashkullore.
Kjo kafshë jeton në vendet më sekrete të pyllit të Filipineve dhe karakterizohet nga një lëkurë e ashpër me njolla të arta dhe jeshile.
Edhe pse është tepë e vështirë të gjejë habitatin e saj të preferuar ajo sipas shkencëtarëve ka arritur të mbijetojë duke vazhduar llojin e tyre.
Të gjithë banuesit e asaj zone e deklarojnë këtë specie gjithmonë si një pre për kafshët e tjera.
Meshkujt e këtij lloji zotërojnë dy organe gjenitalë, një karakteristikë që e zotërojnë dhe zvarranikë të tjerë, duke përmendur këtu disa lloje gjarpërinjsh të cilët përdorin alternativa të ndryshme në fazën e çiftëzimit.
Akoma nuk është bërë e mundur të bëhet përcaktimi se sa ekzemplarë të këtij lloji kanë mbetur në ditët e sotme dhe kjo gjë konfirmohet nga vetë shkencëtarët.
Gjithashtu kërkimtarët janë mjaft të habitur dhe njëkohësit të entuziazmuar për arsyen se si kjo specie vazhdon akoma të ekzistojë.
r.b/NOA