English

Berisha: Ligj modern për konkurrencën e lirë

Tiranë, 8 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi do të aplikojë ligjet më moderne për të garantuar konkurrencën e lirë në vend. Gjatë takimit të zhvilluar sot me Task Forcën për konkurrencën, Berisha u shpreh se "asgjë nuk ka më përcaktuese për fatin e lirisë së tregut, sesa një konkurrencë e ndershme".

Duke u ndalur në përvojën ndërkombëtare, Berisha ka theksuar se reformat që po ndërmerren duhet të kenë si objektiv më kryesor përmirësimin e ndjeshëm të treguesit të kompetivitetit.

"Me ministrin kemi diskutuar që të vendosim lidhje me babain modern të këtij koncepti profesorin e Harvardit Michael Porter, në mënyrë që të përfitojmë nga know-how i këtij Think-thank-u më serioz në botë, në fushën e kompetivitetit", ka thënë Berisha.

Kreu i qeverisë ka theksuar si mjaft të rëndësishëm dhe vlerësimin që i bëjnë ekonomisë shqiptare vendet e tjera.

Në këtë linjë Berisha u shpreh se "ekonomia shqiptare ndodhet ndër vendet më të lakmueshme në botë për kreditimin, lehtësirat e kreditimit dhe garancitë e investimeve, por në këtë periudhë, ekonomia shqiptare ka jetike ndryshime rrënjësore në kompetivitetin e saj".

m.xh/NOA

KOMENTE