English

Berisha: Të mos ketë diskriminim ndaj romëve

Tiranë, 8 Prill, NOA - Në ditën ndërkombëtare të romëve, kryeministrit Sali Berisha ka premtuar më shumë investime për këtë pjesë të shoqërisë shqiptare, por ka bërë apel edhe për shmangien e diskriminimit ndaj tyre.

Kryeministri thekoi se kjo ditë është një ditë apeli për të gjithë shoqërinë shqiptare, që të mund të jap kontributin e saj.

"Ky komunitet, që ka derdhur lumej djerse në këtë vend, në punë, ndër më të rëndat, të ketë si shpërblim një përpjekje të madhe kombëtare, për të zhdukur pasojat e diskriminimit që kanë ekzistuar", u shpreh Berisha

Deklaratat e kryeministrit u bënë sot gjatë takimit në shkollën "7 marsi", në të cilën janë hapur klasa të posaçme, ku mësojnë fëmijë romë, të moshave të ndryshme, që nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkollën.

Kryeministri u shpreh se qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për shkollimin, strehimin dhe punësimin e komunitetit rom.

Ai theksoi se sot është dita kur mbarë bota nderon romët, "një popullatë e mrekullueshme me talente të mëdha, me dhunti të veçanta, por edhe një popullatë e cila ka nevojë të domosdoshme që të mbështet fuqishëm nga qeveria shqiptare dhe çdo qeveri në botë".

m.xh/NOA

KOMENTE