English

Diamant i rrallë, shitet 6.4 milionë USD

Hong Kong, 8 prill, NOA - Një diamant i rrallë blu është shitur për 6.4 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby's në Hong Kong.

Çmimi nuk e tejkalon rekordin e vendosur në ankandin e vitit 2009, por sipas ekspertëve, shënohet gjithsesi një ndryshim në treg për gurët e çmuar, i cili në dy vitet e fundit i ka ngadalësuar hapat për shkak të krizës financiare ndërkombëtare.

Ky gur i çmuar u ble nga tregtarja Alisa Moussaief, 80-vjeçare nga Londra, e cila ishte e kënaqur me çmimin që e kishte paguar gurin e çmuar, për të cilin tha se është më pak se në treg.

Diamanti blu i vlerësuar nga Sotheby mes 4.6-5.8 milion dollarë, ka patur një çmim për të cilin organizatorët e ankandit thanë se e kishin mbajtur qëllimisht të ulët.

"Kur kemi vendosur së bashku ankandin, ne e kemi konsideruar me kujdes faktin se ekonomia atje nuk mund të jetë shëruar plotësisht, kështu që ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me vlerësimin dhe klientët kanë reaguar shumë mirë", pohojnë ata.

n.e/NOA

KOMENTE