English

Greqia ka përgjysmuar deficitin buxhetor

Athinë, 8 prill - Ministri i Financave i Greqisë, Jorgos Papakonstantinu deklaroi sot se deficiti i buxhetit shtetëror është zvogëluar për rreth 40 për qind në tre muajt e parë të vitit. Papakonstantinu i tha parlamentit në Athinë se deri në fund të marsit, deficiti ishte 4.3 miliardë euro, ndërsa një vit më parë 7.1 miliardë euro.

Qeveria e Greqisë e zvogëlon deficitin për t'u liruar nga borxhi i madh publik. /rfe/

KOMENTE