Berlin, 8 Prill, NOA - Është dënuar me 5 ditë pezullim nga ndeshjet sulmuesi i Hamburgut, Paolo Guerrero. Masa disiplinore ndaj tij u dha pasi gjuajti një tifoz në përfundim të ndeshjes së javës së fundit.
Veç gjobës së vendosur nga drejtuesit e klubit të tij, Guerrero do të paguajë një gjobë financiare, të vendosur nga institucionet e futbollit gjerman, prej 20 mijë eurosh.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes së ditës së diel mes Hamburgut dhe Hanoverit. Në fund të ndeshjes Guerrero u ofendua nga një tifoz gjatë momentit që po hynte në dhomat e zhveshjes.
Tifozi i tha Guerreros që të kthehej në vendin e tij Peru, sepse nuk dinte të luante futboll. Por reagimi i lojtarit ishte edhe më i rëndë duke e qëlluar në kokë me një shishe uji. Akti u dënua edhe nga drejtuesit e ekipit si një shembull i keq për futbollin.
m.xh/NOA/