English

Kapen në Kakavijë 3 të kërkuar nga policia

Kakavijë, 8 prill, NOA - Fluksi i madh i emigrantëve, krijuar në pikat kufitare të jugut me rastin e Pashkëve, duket se u ka shërbyer forcave të policisë për të ndaluar edhe mjaft persona që ekzistonin si të shpallur në kërkim prej tyre.

Kështu, forcat policore të Kakavijës kanë mundësuar kapjen e 3 personave, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim për veprat penale të "Vjedhjes" dhe trafikur të klandestinëve.

Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ata janë konkretisht Fabian Gega, 23-vjeç, lindur dhe banues në Berat; Dhimitër Memini, 24-vjeç, lindur e banues në Vlorë dhe Zurbi Çoni, 35-vjeç, edhe ky lindur e banues në Berat.

I pari rezultonte si person i shpallur në kërkim pasi gjykata e Beratit e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të "Vjedhjes".

Kurse dy të tjerët, kërkoheshin pasi kishin kryer veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit".

Ndërkaq, forcat policore bëjnë me dijeni se po vijon puna për përballimin e fluksit të kthimit të emigrantëve si dhe goditjen e të gjitha veprimtarive të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kalimit apo kufirit të gjelbër.

n.e/NOA

KOMENTE