English

Klosi: Në 30 prill, qeveria do njohë mërinë e popullit opozitar

Tiranë, 8 prill, NOA Update - Nëse ka një entuziazëm sot në Shqipëri, ai ka lidhje vetëm me dëshirën për t'u ngritur në protesta kundër qeverisjes së keqe.

Kështu ka pohuar në seancën e sotme plenare, deputeti socialist Blendi Klosi, sipas të cilit, kryeministri Berisha gabon kur flet se vendi po përfshihet nga optimizmi për shkak të rritjes ekonomike dhe arritjeve të kabinetit të tij.

Klosi e ka këshilluar Berishën që të mos ta injorojë reagimin e popullit opozitar.

"Në datën 30 prill, ju do të shihni sesa e pashpresë është ëndrra juaj për të mbajtur me zor pushtetin e vjedhur të 28 qershorit", tha ndër të tjera Klosi.

Në fund, deputeti socialist e ka cilësuar protestën e 30 prillit, si një shans për qeverinë që të shohë se deri ku ka arritur sipas tij, mëria e popullit opozitar për vjedhjen e votës.

n.e/NOA

KOMENTE