English

Lajçak: Rasti i Kosovës është "sui-generis"

Prishtinë, 8 Prill NOA - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka thënë se rasti i Kosovës është "sui generis" dhe nuk mund të shfrytëzohet si precedent për asnjë vend tjetër. Lajçak i ka bërë këto komente gjatë takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.

Lajçak theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shprehu interesimin e Sllovakisë për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën dhe në veçanti në fusha që do të lehtësonin jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Kurse Presidenti Sejdiu duke folur për arritjet dhe sfidat që ka pasur Kosova gjatë dy viteve të pavarësisë, theksoi se në Kosovë është ndërtuar një realitet pozitiv që ka kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon, kurse rrota e historisë nuk mund të ndalet e as të kthehet prapa.

Përveç të tjerash, Presidenti Sejdiu e njoftoi Ministrin Lajcak për përpjekjet dhe të arriturat e institucioneve të Kosovës për integrimin e pakicave, si dhe për obstruksionet e Serbisë, e cila po i mban peng qytetarët serbë të Kosovës duke i ushqyer ata me iluzione dhe duke mbështetur strukturat paralele.

Presidenti Sejdiu edhe një herë theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Kosova ka me shtetet e tjera të rajonit dhe gatishmërinë e saj për pjesëmarrje në forume rajonale dhe ndërkombëtare në baza të barabarta me shtetet e tjera.

Sejdiu ka theksuar se në Kosovë është ndërtuar një realitet pozitiv që ka kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon, kurse rrota e historisë nuk mund të ndalet e as të kthehet prapa. a.b/NOA

KOMENTE