English

Një kuintal drogë kalon nga Shqipëria për të shkuar në Gjermani

Prishtinë, 8 Prill NOA - Arrestohen katër persona të dyshuar dhe konfiskohen rreth 100 kg substancë narkotike që vinte nga Shqipëria me qëllim trafikimin deri në Gjermani duke shfrytëzuar Kosovën si vend transit.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se lidhur me operacionin e sotëm të koduar "Vesa" i cili u raportua dhe sot në lajmin e mëhershëm, hetimet u kryen të përbashkëta me autoritetet policore të Shqipërisë.

"Ky rast është hetuar në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë, e cila dyshohet se do të transportohej për Gjermani", - i thanë agjencisë NOA burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Departamenti Kundër Krimit të Organizuar, detajoi se pas një hetimi disa mujor e ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin "Vesa", me qëllim të kapjes në flagrancë të të dyshuarve të cilët merreshin me veprimtari kundërligjore duke kryer veprat penale të kontrabandimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Operacioni ka nisur gjatë natës në minutat e para të ditës së sotme në rajonin e Podujevës me asistim të doganave të Kosovës dhe më pas ka vazhduar sot gjatë ditës në rajonin e Gjakovës.

Përfundimisht janë arrestua katër të dyshuar:

1. R.V - viti i lindjes - 1976, me vendlindje në qytetin Segedin -Hungari

2. V.D - viti i lindjes - 1974, nga Rajoni i Gjakovës

3. A.S - viti i lindjes - 1978, nga Rajoni i Gjakovës

4. D.S - viti i lindjes - 1982, nga Rajoni i Gjakovës

Ndërsa gjatë këtij operacioni dhe kontrollit te shtëpive të të dyshuarve janë sekuestruar:

Rreth 100 kg substance narkotike e llojit Marihuanë

Një pushke automatike AK-47

Një pushkë gjuetie

Një armë skorpion,

Një revole dhe një sasi municioni

Një automjet kombi me targa të Hungarisë - pronë e shtetasit të Hungarisë me të cilën transportohej lënda narkotike dhe

Katër telefona celularë të cilët dyshohet të jenë përdorur në aktivitete të dyshuara

a.b/e.l/NOA

KOMENTE