English

Një perlë e Robben dhe Bajern në gjysmëfinale

Angli, 9 Prill NOA - Ka qenë një perlë e vërtetë, goli i shënuar nga lojtari i Bajernit, Arien Robben i cili në sfidën e djeshme të Ligës ë Kampionëve me Manchester United, kualifikoi ekipin e tij në gjysmëfinalet e këtij evenimenti.

Ndeshja duhet thënë se nisi mjaft mirë për anglezët, ku ishin ata që kaluan të parët në avantazh dhe kjo falë golave të shënuar nga Nani dhe Gibson.

Nani realizoi një dopietë në këtë garë duke bërë të mundur që ekipi i tij të kalonte në një avantazh prej tre golash në pjesën e parë.

Më pas në fundin e kësaj pjese ishte sërish Oliç, i cili hapi këtë sfidë ku kujtojmë se kroati kishte realizuar dhe golin e fitores në ndeshjen e parë midis këtyre dy skuadrave.

Në pjesën e dytë ekipi i Sir Alex Ferguson mbeti me dhjetë lojtar kjo pasi mbrojtësi i tyre Rafael u largua me kartonin e kuq.

Më tej, minuta vendimtare e kësaj sfide ishte ajo e 74 ku në një goditje këndi të realizuar nga Ribery, mesfushori tjetër i Bajernit, Robben arriti të realizonte një gol fantastik duke kapur në befasi portierin e United me goditjen e tij të menjëhershme.

Një rezultat mjaft i rëndësishëm ky për gjermanët, ku edhe pse ata nuk fituan këtë ndeshje vazhdojnë më tej në gjysmëfinalet e Ligës s Kampionëve ku do të përballen me ekipin francez të Lionit.

r.b/NOA

KOMENTE