Francë, 9 Prill NOA - Në sfidën e djeshme të Ligës së kampionëve asaj midis dy ekipeve franceze të Bordos dhe Lionit, djemtë e Blanc arritën ta fitonin këtë garë por, nuk mundën dot të shkonin më tej, pasi skuadra e kualifikuar ishte ajo e Lionit.
Duhet thënë se rezultati i parë i kësaj sfide që përfundoi në 3 me 1 në favor të Lionit e favorizoi shumë këtë ekip për të kaluar në gjysmëfinalet e këtij evenimenti.
Mjaft aktiv në këtë garë u vu re se ishte lojtari i Bordos Chamakh, i cili në fundin e pjesës së parë arriti të shënonte duke hapur shpresat e Bordos për kualifikim.
Në pjesën e dytë rastet për të shënuar nuk munguan por, ato nuk u shfrytëzuan në mënyrën më të mirë nga të dy ekipet për këtë arsye rezultati i saj mbeti po i njëjtë deri në fund të sfidës.
Tashmë përballja e radhës së Lionit në Ligën e Kampionëve do të jetë përballë gjermanëve të Bajernit ku do të vendoset dhe skuadër finaliste e këtij evenimenti.
r.b/NOA