Elbasan, 8 prill, NOA - Vetëm brenda 24 orëve të fundit policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e gjashtë personave të kërkuar për krime të ndryshme. Operacioni i koduar me emrin "Çarku 4" ka arrestuar dhe një grua, Vjollca Hoxhën, e cila ishte shpallur në kërkim për braktisjen e fëmijës.
Sipas policisë së Elbasanit, arrestimit personave u bë në bazë të një pune investigative, duke përdorur metodat speciale të hetimit.
Tre prej të arrestuarëve janë shpallur në kërkim nga policia për plagosje. Ata janë; Adnand Pëllumb Tafani, 22 vjeç banues në Belesh të Elbasanit. Eris Bashkim Skënderi, 21 vjeç, banues në lagjen numër 2 në Cërrik, si dhe Hektor Kamberaj. Të tre këta persona akuzohen për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje".
Mes të arrestuarve është dhe Luan Vekollari, i cili akuzohet për veprën penale "Trafikimit të qenieve njerëzore".
Ndërsa për veprën penale të mashtrimit është arrestuar Fatos Kurmaku.
m.xh/NOA