English

Pacolli: Svaziland njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 9 prill, NOA - Shteti jugafrikan i Svazilandit ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një fakt të tillë e ka bërë me dijeni presidenti i AKR-së, Bexhet Pacolli.

Sipas tij, kjo njohje erdhi pas shumë takimeve që ai kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, F.M. Lutfo Ephraim Dlamini dhe shume personalitete të tjera të mbretërisë së Svazilandit.

Pacolli ka deklaruar më tej, se nota verbale e njohjes nga Svazilandi do të arrijë në Kosovë konkretisht të hënën.

Në të njëjtën kohë, presidenti i AKR-së ka kritikuar ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë të strategjisë për lobim, duke vlerësuar ngecje ne procesin e njohjes pasi që këtë vit vendi ynë është njohur nga vetëm një shtet.

Në fund, Pacolli tha se asnjëherë nuk ka ndalur fushatën e tij të lobimit duke deklaruar se e ka intensifikuar këtë fushatë, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti Kosovën do ta njohin edhe tri vende të tjera.

n.e/NOA

KOMENTE