English

Protestat në Kirgistan, opozita merr pushtetin

Bishkek, 8 prill, NOA - Opozita ka arritur të marrë në dorë pushtetin e Kirgistanit, shtetit të varfër në kufi me Kinën, i cili u përfshi nga protesta të fuqishme ditët e fundit, ku mbetën të vrarë mëse 65 persona.

Liderja opozitare, Roza Otunbaeva, tha se tani është kreu i asaj që ajo e përshkroi si "qeveri e përkohshme", pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev gjatë trazirave të djeshme.

Ish-ministrja e jashtme, Otunbaeva, e ndihmoi në fakt Bakijevin që të bëhej president para pesë vitesh, ndërsa tani tha se planet e opozitës parashohin që ajo të koordinojë qeverinë e përkohshme për gjashtë muaj derisa të hartohet propozim teksti i Kushtetutës së re të Kirgistanit. Nga ana tjetër, raportohet se presidenti Bakijev është larguar nga kryeqyteti Bishkek, në qytetin jugor Osh.

Ndërsa komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

n.e/NOA

KOMENTE