Bishkek, 8 prill, NOA - Rusia e ka shtuar praninë ushtarake në Kirgizi pas përmbysjes së qeverisë së presidentit Kurmanbek Bakiev.Nikollai Maarov, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, tha se rreth 150 trupa janë dërguar në Kirgizi për të mbrojtur personelin e forcave ajrore ruse dhe familjet e tyre në qytetin Kant pranë kryeqytetit Bishkek.
Më herët, kryeministri Vladimir Putin u ofroi autoriteteve vendase atë që ai e quajti "ndihmë humanitare" për liderët e opozitës, të cilët thonë se kanë formuar qeveri të përkohshme.
Ndërsa në partia e rrëzuar nga pushteti nuk ka hezituar ta akuzojë Rusinë për ndërhyrje në krizën që po kalon vendi.
NOA/EL