English

Stainberg dhe Daçiç diskutojnë për Kosovën

Beograd, 8 prill, NOA - Zëvendëskryeministri i qeverisë serbe Ivica Daçiç i ka thënë zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Sienberg se Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in, sepse qëllimi i saj është që në Kosovë të ketë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Siç është njoftuar pas takimit, Daçiç dhe Steinberg kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

Pasdite përfaqësuesi i qeverisë së SHBA-ve do të vizitojë Kosovën.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE