English

Topalli: Raportet me Kosovën, model në rajon

Tiranë, 8 prill, NOA Update - Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe model për bashkëpunimin mes dy vendeve në rajonin e Ballkanit.

Kështu i ka cilësuar ato kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj kosovar, Jakup Krasniqi.

Ndër të tjera, Topalli tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se shumë shpejt numri i vendeve që do njohin atë si shtet të pavarur do shtohet.

"Vlerësojmë punën që ka bërë Kuvendi dhe qeveria e Kosovës, por edhe vetë qytetarët e këtij vendi në bashkëpunimin me Eulexin dhe ndërkombëtarët në tërësi", shtoi ajo.

Sipas Topallit, Kosova ka bërë përparime të dukshme dhe se Eulex duhet t'i respektojë

institucionet e saj, duke shtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Kosovës nuk do cënojë pavarësinë e Kosovës.

"Mes dy parlamenteve tona janë ratifikuar 56 marrëveshje, ndërsa 5 të tjera janë në proces dhe për to po negociohet mes dy parlamenteve tona", bëri me dijeni Topalli.

n.e/NOA

.

KOMENTE