Shkup, 8 Prill, NOA - Presidenti Bamir Topi më 12 prill do të zhvilloj një vizitë në Maqedoni, gjatë të cilës ai do të shpallet qytetar nderi i qytetit të Dibrës.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale dibrane, të cilat kanë paralajmëruar se është përgatitur një ceremoni e veçantë për shpalljen e Presidentit të Shqipërisë qytetar nderi të qytetit të Dibrës.
Nisma për shpalljen e presidentit Topi është ndërmarrë nga ana e kryetarit të komunës, Argëtim Fida.
Presidenti shqiptarë, sipas axhendës, do të qëndrojë edhe në Shkup, ku do të pritet nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në kuadër të kësaj vizite janë caktuar takime me krerët e institucioneve shtetërore si dhe liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.
NOA/INA