Tiranë, 8 prill, NOA - Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, mendoi për të nisur punimet e rikonstruksionit në sheshin "Skënderbej" pas alarmit që dha kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë seancës së sotme plenare, ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i cili ka sulmuar publikisht pengmarrjen që sipas tij, Rama i ka bërë sheshit "Skënderbej".
"Ne jemi të kënaqur që ai më në fund është ndërgjegjësuar që duhen kryer punimet në shesh, por Rama ta bëjë atë sipas ligjit, të shlyejë detyrimet që ka ndaj ministrisë dhe pastaj ta bëjë sheshin", përfundoi ai.
n.e/NOA