English

ZRPP, kontratë për 50 zona të reja kadastrale në të gjithë vendin

Në brendësi: Lista e 22 Zonave Kadastrale (ZK) Regjistrimi Fillestar i të cilave ka filluar dhe pritet të përfundojë në vitin 2011 si dhe Grupi 2 i Zonave Kadastrale Parësore të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë, 8 Prill NOA - Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe kompania daneze "BlomInfo A/S" nënshkruan sot kontratën për Regjistrimin Fillestar të 50 zonave të tjera kadastrale, në mbarë vendin. Regjistrimi Fillestar në këto 50 Zona Kadastrale, përfshin Regjistrimin Fillestar të rreth 190 mijë pasurive, në zonat urbane, në disa qytete të Shqipërisë. Kontrata ka një afat 2-vjeçar dhe përfundon në prill të vitit 2012.

Për ZQRPP-në kontrata u nënshkrua nga Kryeregjistruesi i Republikës, Arben Qirjako, ndërsa për palën daneze kjo kontratë u nënshkrua nga Kristian Skak-Nielsen, Drejtori i kompanisë, "BlomInfo A/S".

Përzgjedhja e kompanisë daneze, si fituese për regjistrimin e 50 Zonave Kadastrale, u bë pas një tenderi ndërkombëtar, të organizuar nga ZQRPP, me miratimin e Bankës Botërore. Ndërsa përzgjedhja e zonave, që do ti nënshtrohen projektit të Regjistrimit të tyre Fillestar, u përzgjodhën nga një grup ndërministror, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë.

Organizimi i këtij tenderi është pjesë e Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i iniciuar nga Qeveria Shqiptare dhe i financuar nga Banka Botërore.

Ndërkohë, si pjesë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore, një tjetër kompani është duke punuar për Regjistrimin Fillestar të rreth 120 mijë pasurive të tjera, në 22 Zona Kadastrale, përfundimi i të cilave pritet të ndodh në maj të vitit 2011.

Në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 7843, datë 13.07.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme"

(i ndryshuar).

Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë.

Për të mbështetur ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen e pronarëve, paralel me këtë projekt, financuar po nga Banka Botërore po zhvillohet edhe Projekti "Fushata e Ndërgjegjësimit Publik për të mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme".

e.r/NOA

Lista e 22 Zonave Kadastrale (ZK) Regjistrimi Fillestar i të cilave ka filluar dhe pritet të përfundojë në vitin 2011

Tirana (9 ZK)

8120 Tirana; në proces

8130 Tirana;

8250 Tirana; në proces

8260 Tirana; në proces

8350 Tirana; në proces

8360 Tirana; në proces

8210 Tirana; në proces

8240 Tirana;

8140 Tirana;

Durrësi (4 ZK)

8511 Durrës; në proces

8514 Durrës;

8516 Durrës;

8518 Durrës; në proces

Fieri (2 ZK)

8531 Fier;

8534 Fier; në proces

Vlora (2 ZK)

2832 Vlorë;

8602 Vlorë; në proces

Shkodra (2 ZK)

8592 Shkodër; në proces

8593 Shkodër; në proces

Saranda (3 ZK)

8641 Saranda; në proces

8642 Saranda; në proces

2297 Saranda; (Ksamil)

Grupi 2 i Zonave Kadastrale Parësore të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme

Nr. 1

Nr. 2

ZVRPP

Zona Kadastrale

Numri i Pasurive

1

1

Berat

8501

5151

2

2

Berat

8502

5330

3

3

Berat

8503

3425

4

4

Berat

8504

800

5

5

Berat

8505

1600

6

6

Berat

3682 - Ura Vajgurore

5200

7

1

Durrës

3369 - Shijak

3800

8

1

Elbasan

8522

8000

9

2

Elbasan

8524

6815

10

3

Elbasan

8525

7232

11

4

Elbasan

8526

6935

12

5

Elbasan

8527

5927

13

6

Elbasan

1389 - Cërrik 1

2130

14

7

Elbasan

2441 - Cërrik 2

3000

15

1

Fier

2890 - Patos

4150

16

2

Fier

3196 - Roskovec

2020

17

1

Gjirokastër

8541

4158

18

2

Gjirokastër

8542

2960

19

3

Gjirokastër

8543

1636

20

4

Gjirokastër

2444 - Libohovë

3192

21

1

Kavajë

8551

2808

22

2

Kavajë

8552

2855

23

1

Krujë

8621

2880

24

2

Krujë

8622

2572

25

3

Krujë

1664 - Fushë Krujë

1742

26

1

Kukës

2315

3450

27

2

Kukës

1819 - Gostil

6000

28

3

Kukës

3425 - Shtiqen (fshat)

1355

29

1

Laç

2364 - Laç

3691

30

2

Laç

2586 - Mamurras

775

31

3

Laç

2693 - Milot

602

32

1

Lezhë

8631

3860

33

2

Lezhë

8632

3560

34

3

Lezhë

3126 - Shëngjin

5200

35

1

Lushnjë

8571

5316

36

2

Lushnjë

8572

6100

37

1

Shkodër

8594

6552

38

2

Shkodër

8596

461

39

3

Shkodër

8597

2876

40

1

Tiranë

8110

1130

41

2

Tiranë

8170

2230

42

3

Tiranë

8180

4800

43

4

Tiranë

8190

7290

44

5

Tiranë

8220

3048

45

6

Tiranë

8230

2089

46

7

Tiranë

8280

1529

47

8

Tiranë

8310

6560

48

9

Tiranë

8320

3850

49

10

Tiranë

8330

5137

50

11

Tiranë

8340

5800

51

1

TOTALI

189 579

KOMENTE