English

BDI drejt largimit nga qeverisja me VMRO-DPMNE-në

Shkup, 9 prill, NOA - Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi e konsultuar nga kreu i saj partiak i ka dhënë sinjalet e para të ashpra për ndarje nga koalicioni qeveritar me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

"Mjaft më kemi qenë konstruktiv. Ka ngelur edhe pak kohë që të zgjidhet çështja e emrit, nëse kjo nuk mbyllet, atëherë BDI-ja do të shqyrtojë politikat e pjesëmarrjes në qeveri", ka qenë përgjigja e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi, e cila që nga bashkëqeverisja me partinë e Gruevskit, ka përfaqësuar rolin e opozitares.

"Shihet qartë se dikush deri tani ka pasur pritje tjera apo pritje më ambicioze kur ka vendosur që të hapë çështjet për ndryshimet kushtetuese.

Nëse kryeministri nuk pranon kërkesat e BDI-së për ndryshimet kushtetuese, atëherë ne nuk do të votojmë për ndryshimet e propozuara kushtetuese nga VMRO-DPMNE. Duke pasur parasysh faktin se çdo ndryshim i Kushtetutës kërkon edhe votat tona, ne nuk do të votojmë", ka theksuar deputetja Teuta Arifi.

E pyetur se me këto qëndrime po rrënohet koalicioni, deputetja e BDI-së deklaroi se në të ardhmen mund të bisedohet edhe për këtë temë, pasi që sipas saj, ajo nuk është shtruar në takimin e fundit të liderëve të partive politike.

NOA-INA

KOMENTE