English

Belgjika do kthejë azilkërkuesit

Bruksel, 9 prill, NOA - Rreth 1 mijë azilkërkues nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët vërshuan drejt Belgjikës sapo në këto vende hyri në fuqi liberalizimi i vizave, do të kthehen së shpejti tek to.

Kjo është dekalruar nga autoritetet belge në Bruksel dhe konkretisht Dominik Erna nga zyra për të Huajt në kryeqytetin belg ka theksuar se në fillim të muajit prill do të kthehen në Shkup të gjithë azilkërkuesit nga zona e komunës së Kumanovës dhe Likovës, por edhe ata nga Lugina e Preshevës.

"Me fluturime speciale të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse ata nuk kanë gjasa të përfitojnë statusin e azilit", ka theksuar zyrtarja e lartë e ministrisë së emigracionit.

Ndërkaq, një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë për shkak të humbjes së shpresave për përfitimin e azilit në Belgjikë kanë kaluar në Francë ku atje po tentojnë të përfitojnë statusin e azilit dhe qëndrimit të rregullt.

n.e/NOA

KOMENTE