Uashington, 9 prill, NOA - Botërori i Afrikës së Jugut është nën shënjestrën e rrjetit terrorist Al Kaeda. Televizioni amerikan "CBS" ka transmetuar sot një mesazh të organizatës terroriste të udhëhequr nga Osama Bin Laden, në të cilin jepen mesazhe kërcënuese për shtetet që do të marrin pjesë në evenimentin më të madh të futbollit.
Mesazhi u drejtohet posaçërisht kombëtareve të futbollit të SHBA-ve, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Mesazhi është një kërcënim direkt për vendosje bombash dhe goditje të terroristëve në vendet ku do të jenë mijëra tifozë.
"Çfarë surprize do të jetë kur në një takim mes Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, e cila do të transmetohet direkt, të dëgjohet në një stadium plot me tifozë një shpërthim që shkakton dhjetra ose qindra viktima", thuhet në mesazhin e publikuar nga kanali televizive "CBS".
Mesazhet kërcënuese pritet të sjellin dhe reagimin e drejtuesve të botërorit.
m.xh/NOA