Lushnjë, 9 Prill NOA - Një burrë i dha fund jetës sot në banesën e tij duke u helmuar me bar miu, në rrethana ende të paqarta, raporton korrespodenti i agjencisë NOA.
Viktima është Hajri Spuka, 50 vjeçar, lindur e banues në fshatin Grabian të rrethit të Lushnjës.
Policia tha se familjarët njoftuan në sallën operative duke komunikuar se babai i tyre gjendej i palëvizur në dhomën e tij të gjumit.
Një grup hetimor që shkoi në vendngjarje mesditën e sotme, konstatoi se i ndjeri kishte gjetur vdekjen pas një vetëflijimi. Eksperti mjeko-ligjor deklaroi se Spuka kishte gëlltitur fotoksinë, helm që përdoret për luftimin e brejtësve.
Policia tha se ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan 50-vjeçarin në vendimin për t'i dhënë fund jetës.
e.r/NOA
Lexoni edhe:
Hidhet nga kati i katërt, vdes 50 vjeçari
Ther veten me thikë dhe sulet të hidhet nga pallati
Tentativa për vetëflijim me 3 fëmijët, shpjegimet e 40-vjeçarit
Depresioni, vetëhelmohet me ilaçe