English

Gramsh, banorët që flenë jashtë: Nuk ka shtet!

Gramsh, 9 prill, NOA - Rrëshqitjet e tokës në Kukur të Gramshit kanë lënë dhjetëra familje pa shtëpi dhe ka një muaj që banorët flenë në qiell të hapur apo në kolibe të sajuara me plastmas.

Revoltën e tyre banorët e Kukurit e kanë shprehur në një tubim, i cili është zhvilluar me mbështetjen e deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

"Njerëzit kanë të drejtë të revoltohen, pikërisht, për këtë harresë në të cilën i ka lenë qeveria shqiptare. Ky fshat ka kohë që është ndodhur përballë fenomeneve të natyrës, shtëpitë janë shkatërruar, të mbjellat janë shkatërruar megjithë përpjekjet që kanë bërë edhe pushteti vendor për të kërkuar ndihmë, asnjë ndihmë nuk ka ardhur. Askush nga qeveria nuk e ka vrarë mendjen, as nga prefektura, as nga gjithë strukturat", ka thënë Gjinkuri.

Sipas tij, realisht kjo është një revoltë popullore nga një gjendje tepër mjerane, tepër e vështirë që po jeton jo vetëm populli i kësaj zone, por i gjithë rrethit të Gramshit, i cili është një rreth i harruar.

n.e/NOA

KOMENTE