Itali, 9 Prill NOA - Kualifikimi i Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të sjellë shumë ndryshime në kalendarin e ndeshjeve të Seria A dhe Seria B.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit në Itali e cila tashmë ka ndryshuar dhe datën e takimit të Interit me skuadrën e Juventusit dhe do të luhet më datë 16 prill në orën 20.45.
Kjo ndeshje konsiderohet si debi i Italisë dhe Inter duke parë që në mesjavë do të ketë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën, atëherë është rënë dakord që sfida me Juventusin të luhet ditën e premte.
Është një sfidë mjaft e rëndësishme kjo e Interit, e cila mund të vendosë dhe fatin e këtij kampionati sipas shumë specialistëve të cilët mbështetin këtë ide.
r.b/NOA