English

Kapen 73 mijë euro false, arrestohen 13 persona

Tiranë, 9 prill, NOA - Plot 73 mijë euro false dhe 13 persona të arrestuar ka qenë bilanci i operacionit të koduar të policisë "Graniti".

Lajmi u konfirmua në mënyrë zyrtare nga Policia e Shtetit, sipas të cilës bëhet fjalë për një trafik rajonal të parave të falsifikuara, me burim Maqedoninë, ndërsa u bë më dije se kjo është sasia më e madhe e eurove të falsifikuara të kapura ndonjëherë në një aksion policor.

"Burimi i parave të këtyre parave të falsifikuara ishte Maqedonia, ku këto para më pas do të silleshin në Tiranë dhe do të qarkullonin në tërë territorin, në prag edhe të sezonit turistik", tha prokurori i këtij operacioni.

Ndër të tjera, u bë me dijeni se janë sekuestruar konkretisht 730 kartmonedha euro 100-she, të cilat në total përbëjnë 73 mijë euro false; një armë zjarri tip shotgun si edhe një pistoletë; por edhe 4 automjete e 37 aparate telefonash celularë.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim rajonal të grupit kriminal që realizonte qarkullimin e parave false, me pikënisje në Maqedoni dhe përhapje në Shqipëri e Kosovë. (vijon)...

n.e/NOA

KOMENTE