Uashington, 9 prill, NOA - Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kanë vazhduar normalisht fluturimet në bazën ajrore Manas në Kirgizi, pas pezullimit të përkohshëm për shkak të trazirave të dhunshme politike në këtë vend.
Zëdhënësi ushtarak amerikan, Xhon Redfild, tha se fluturimet kanë vazhduar sot në mesditë, raporton Europa e Lirë.
Baza Manas në Kirgizi, është qendra kryesore për mbështetjen e forcave ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, në luftën kundër talibanëve.