Tiranë, 9 prill, NOA /Milena Selimi - Dita e sotme do të ketë dhe një aktivitet tjetër në muzikën klasike. Me këtë rast, një pianist jo më aq i ri do të vendosë disa pjesë klasike nga më të njohurat në repertorin e traditës së muzikës botërore.
Koncertin e tij, pianistik në Akademinë e Arteve, pianisti i talentuar Desar Sulejmani do të japë në datën 9 prill, ora 19:00, në sallën e Akademisë së Arteve, që do të jetë një koncert pianistik me muzikë nga Haendel, Beethoven, Czerny, Brahms dhe Rachmaninov.
Koncerti i radhës në Akademinë e Arteve jepet me rastin e 10-vjetorit të paraqitjes së tij të parë skenike si solist në Shqipëri pas vazhdimit të studimeve në Gjermani.
Ky koncert organizohet nga shoqata kulturore "Syri blu" dhe shoqata "Miqtë e muzikës" në kuadrin e sezonit koncertor ndërkombëtar "Klasik".
Desar Sulejmani i ka kryer studimet e larta për muzikë në Gjermani. Ai ka një veprimtari të pasur muzikore në Shqipëri, Gjermani dhe Kosovë.
Pianisti shquhet për nivelin e lartë të interpretimit dhe kërkimin e tij të vazhdueshëm në muzikë.
m.s/NOA