English

Kosova mbush dy vjet nga hartimi i Kushtetutës

Prishtinë, 9 prill, NOA - Kushtetuta e Kosovës mbushi sot dy vjet nga dita e hartimit të saj, një muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ky dokument në masën më të madhe të tij është hartuar mbi bazat e planit të Marti Ahtisarit dhe garanton të drejtat e pakicave, në mënyrë të veçantë ato të komunitetit serb. Mirëpo serbët e Kosovës, sidomos ata të veriut të vendit, nuk njohin shtetin e Kosovës dhe në këtë pjesë nuk zbatohet në tërësi Kushtetuta e Kosovës.

Ndër dispozitat e saj të para thuhet se Kushtetuta siguron pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe mbron sovranitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës thonë se Kushtetuta është moderne, u përshtatet rrethanave dhe vullnetit të qytetarëve, por edhe prezencës ndërkombëtare.

Por ajo në masë të madhe merr për bazë edhe të drejtat e pakicave.

n.e/NOA

KOMENTE