English

Kriza ekonomike, rritet pasiguria e jetës nga krimi në Greqi

Athinë, 9 prill, NOA - Gjendja e pasigurisë në Greqi duket se po shtohet jo vetëm në aspektin ekonomik, por tashmë edhe në atë të qetësisë dhe rendit publik.

Të dhënat e policisë vendase bëjnë me dijeni se kohët e fundit në Athinë dhe qytete të mëdha greke, si Selaniku, është rritur ndjeshëm indeksi i krimeve, ku brenda 2 ditëve u shënuan rreth 50 vjedhje dhe grabitje me armë.

Ndërsa vitin e kaluar, janë shënuar 199 vjedhje dhe hapje banesash në ditë, pra një në çdo shtatë minuta dhe 13 grabitje me armë, ose 1 në çdo dy orë, që në jo pak raste patën edhe viktima.

n.e/NOA

KOMENTE