Tiranë, 9 prill, NOA - Kryeministri Berisha pret kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, i cili i shprehu mirënjohje për kontributin e tij në mbështetje të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni.
Nga ana e tij, kryeministri theksoi se politika e qeverisë shqiptare ka qenë dhe do të mbetet përherë e hapur, vëllazërore dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët e spektrit politik shqiptar në rajon e më gjerë.
Ndërsa Osmani e njohu kryeministrin me arritjet e qeverisjes së krahinës, frymën politike dhe problemet e zhvillimit që ekzistojnë në komunitetin që ai përfaqëson dhe më gjerë.
Duke u ndalur tek objektivat, Osmani theksoi rolin e faktorit shqiptar në plotësimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Ohrit, si dhe kontributin që ata mund të luajnë më tej në zgjerimin e pluri-partitizmit në republikën fqinjë.
"Shqiptarët kudo tashmë, - vlerësoi kryeministri Berisha, - janë pjesë e rëndësishme e një procesi demokratik evolutiv dhe në përsosje të vazhdueshme. Në këtë kontekst, ai vlerësoi zgjedhjet e fundit në Maqedoni, si dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për marrëveshjen historike të Ohrit".
n.e/NOA