Tiranë, 9 prill, NOA Update - Ndërtimi i sheshit "Skënderbej" nuk mund të degradojë si debati për kutitë e votimit nga ana e kryebashkiakut Rama, porse duhet të përfshihet në një debat të gjerë për të gjetur zgjidhjen e duhur.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha, i cili ka hedhur idenë e zhvillimit të debateve dhe diskutimit për realizimin e këtij projekti gjatë një konference për shtyp.
"Ndërtimi i këtij sheshi duhet të jetë objekt i diskutimit të lobingjeve dhe grupimeve më të specializuara dhe i studiove, të cilat duhet të thonë që të gjitha fjalën e tyre", tha kreu i qeverisë.
"Ky plan duhet t'i nënshtrohet diskutimit të qytetarëve të Tiranës, sikundër edhe duhet t'i nënshtrohet diskutimit në qarqet akademike dhe mediatike në vend, pasi debatet e deritanishme kanë treguar mungesë të plotë transparence", theksoi Berisha.
n.e/NOA