Madrid, 9 prill, NOA - Lojtarët e kampionatit spanjoll të futbollit kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme, nëse nuk u likujdohen pagat e pamarra deri tani.
Lajmi është bërë me dijeni nga Organizata e Lojtarëve në Spanjë (AFE), e cila ka bërë thirrje për grevë për shkak të bllokimit të pagave, të cilat në total arrijnë deri në 4 milionë euro.
Sipas saj, ka mundësi që protesta, të cilat do të ndikojnë në moszhvillimin e ndeshjeve në katër kampionatet e Spanjës nga 16 deri më 19 prill.
Kjo grevë do të mbahet në javën e 33-të të Primera Divisionit dhe Segunda Divisionit, ashtu si në kategoritë tjera më të ulëta dhe parashikohet që të respektohet nga të gjithë lojtarët në La Liga, La Segunda, La Segunda B dhe Tercera Division.
Nëse AFE nuk gjen zgjidhje për kompensimin e borxheve të klubeve ndaj lojtarëve që llogaritet të jetë rreth 4 milionë euro, atëherë pritet të merren masa të tjera.
n.e/NOA