Angli, 9 Prill NOA - Ka qenë vetë administratori i klubit të Manchester United i cili ka bërë të ditur lëvizjet e skuadrës së tij në merkato për blerjet të cilat kanë bërë dhe ato që do të bëjnë në të ardhmen.
Manchester United është një ndër klubet më aktiv në merkaton e këtij sezoni dhe pse ata kanë shumë probleme me borxhet.
Që tani ata kanë siguruar shërbimet e lojtarit të Fulham Smalling dhe gjithashtu kanë bërë pjesë të skuadrës së tyre dhe Javier Hernandez, i cili cilësohet si një talent në futbollin meksikan.
Për sa i përket objektivëve të tjerë në merkaton e ardhshme emrat janë të shumtë ku ndër to nuk mungojnë dhe futbollistë të njohur të Evropës.
Ndër to flitet shumë për David Villën për të cilin stafi drejtues i ekipit është duke përgatitur një ofertë e cila kap vlerën e 35 milion eurove.
r.b/NOA