English

Masa: Jam i gatshëm për rinovimin e kontratës

Itali, 9 Prill NOA - Sipas shtypit brazilian dhe në veçanti të së përditshmes së tyre "Globo", sfida për vendin e pilotit të dytë tek ekipi i Ferrarit midis Kubica dhe Masës është tashmë e përfunduar dhe e fituar nga braziliani.

Aty thuhet se Masa është i gatshëm për të rinovuar kontratën e tij aktuale. Gjithashtu bëhet e ditur se ai do të shtyjë këtë kontratë për një periudhë trevjeçare me këtë skuteri.

Megjithatë nga të gjithë këto zëra të cilët flasin për një qëndrim të gjatë të brazilianit në këtë skuadër kanë qenë vetë drejtuesit e saj të cilët kanë hedhur poshtë çdo gjë duke theksuar se për momentin kjo nuk është një prioritet për Pilotin.

r.b/NOA

KOMENTE