Pogradec, 9 prill, NOA - Një 34 vjeçar ka masakruar me sende të forta dhe grushte një grua 76 vjeçare në fshatin Selcë e Poshtme në rrethin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe autori është Arben Baçi i lindur në 19 prill 1976 dhe banues në fshatin Selcë e Poshtme.
Ngjarja makabre, që i ka rrezikuar seriozisht jetën 76 vjeçares, konfirmohet nga policia, e cila sqaron se Baçi e ka qëlluar me grushte dhe sende të forta në kokë shtetasen R. Kume.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Baçi është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.
Gruaja e moshuar, R.Kume, aktualisht është duke u mjekuar në spitalin civil të Pogradecit dhe sipas policisë është në gjendje të rëndë për jetën.
m.xh/NOA