Lezhë, 9 prill, NOA - Një djalosh 12-vjeçar është mbytur aksidentalisht pasditen e sotme në ujërat e lumit Drin, ndërsa luante me vëllanë e tij anës lumit.
Shokët e tij kanë treguar sesi i mituri ka hyrë në ujë bashkë me vëllain e tij për të marrë topin që u kishte rënë në lumë teksa luanin, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të dalë nga ujërat.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lezhë, ndërsa mësohet se i zhdukuri është Z. Marku, trupi i të cilit tashmë po kërkohet nga polumbarët gjatë rrjedhës së lumit Drin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por ende nuk ka asnjë sinjal për gjetjen e fëmijës 12-vjeçar, ndërsa kërkimet ende vijojnë.
n.e/NOA